Akuza për keqpërdorim të parasë publike, janë ngritur ndaj kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
380 mijë euro janë ndarë gjatë qeverisjes së kaluar për rregullimin e rrugës ‘Brigada 123’, njëra ndër rrugët kryesore të kësaj Komune. Me ardhjen e Muharremajt në pushtet, disa nga mjetet u ri-destinuan, raporton KTV.
Sipas opozitës, Muharremaj keqpërdori pushtetin edhe me tenderin për furnizim me 14 dyer të reja në shkollën e mesme të Teknikës, “Skënder Luarasi”.
Sipas tyre, tenderi iu dha një të afërmi të Muharremajt. Ata thonë se dyert nuk u ndërruan, por vetëm u lyen.
Të gjitha këto akuza, kryetari i Komunës së Suharekës, i ka mohuar.
Drejtori i shkollës, ndërkohë, thotë se ishte ai që kërkoi që dyert të mos ndërrohen.
Muharremaj ishte akuzuar edhe për punësime partiake në disa shkolla të Komunës së Suharekës.
-
Nga: Dorentina Thaqi
-
19 prill 2019 21:41
-
Shpërndaje në: