Në Junik protestohet me moton “Ta mbrojmë Erenikun” Foto: Ilustrim/Koha

Në Junik protestohet me moton “Ta mbrojmë Erenikun”

17 April 2019 14:38

Qytetarët e Komunës të Junikut sot paradite kanë mbajtur protestë para Kuvendit Komunal të Junikut me moton “Ta mbrojmë Erenikun”.

Protesta kishte filluar në orën 11:00, ku janë mbledhur rreth 200 qytetar.

Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, ka njoftuar se protesta ka filluar e qetë dhe ka përfunduar në orën 11:30 pa asnjë incident.

Kujtojmë se ndërtimi i hidrocentraleve në vazhdimësi është kundërshtuar nga banorët që jetojnë fshatrave përreth lumenjve, sidomos ata që merren me bujqësi.

Lexo edhe: Komuna dhe banorët e Junikut kundër ndërtimit të hidrocentraleve në “Erenik”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme