Haziri e Demiri nënshkruajnë memorandum për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi

Haziri e Demiri nënshkruajnë memorandum për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi

16 April 2019 18:46

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për Programin për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haziri, pasi e ka falënderuar për përkrahjen ministrin e MZHR-së, Rasim Demiri, është zotuar se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Nga ana e tij, Demiri i uroi komunës suksese në zbatimin e projektit të përbashkët: Zhvillimi i Infrastrukturës për bujqësi në Komunën e Gjilanit përmes ndërtimit të tregut të kafshëve”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme