Obiliqi përfiton donacion një autoambulancë

Obiliqi përfiton donacion një autoambulancë

16 April 2019 13:45

Komuna e Obiliqit ka marrë donacion një autoambulancë nga donatori, Shaban Krasniqi që jeton në Suedi.

Sipas një njoftimi për media, nënkryetari i Obiliqit Ibush Mjekiqi ka takuar sot Krasniqin, që vjen nga fshati Breznicë.

Zyrtarët e Obiliqit bashkë me drejtorin e QKMF-së kanë falënderuar donatorin dhe e kanë njoftuar atë për nevojën dhe shërbimet që do të realizohen me këtë autoambulancë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme