Këshilltari komunal nuk pranon dorëzimin e mandatit gjë të cilën e kërkon Vetëvendosje

Këshilltari komunal nuk pranon dorëzimin e mandatit gjë të cilën e kërkon Vetëvendosje

Feim Azemi 16 April 2019 09:34

Gjilan, 14 prill-Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan nuk është duke u pajtuar me largimin e anëtarëve të saj të cilët në zgjedhjet komunale kanë fituar edhe ulese në Kuvendin Komunal. Meqë këshilltari komunal, Xhelal Hajrullahu ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) duke kumtuar se rrugëtimin e tij do të vazhdojë si këshilltar komunal i pavarur.

Mirëpo VV-ja është duke kërkuar nga Hajrullahu që të dorëzojë mandatin e këshilltarit komunal ngase vlerësojnë se kandidatura nën ombrellën e VV-së në zgjedhjet komunale i ka mundësuar që të ketë një ulese në Kuvendin Komunal. Ky subjekt politik vlerëson se këshilltari komunal asnjëherë nuk ka shprehur asnjë pakënaqësi për zhvillimet politike të cilat lidhen me degën e VV-së në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltarja komunale nga radhët e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni deklaron se ata presin që këshilltari komunal do të dorëzojë mandatin e tij edhe në Kuvend pasi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt. Sipas saj nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë VV-ja do të konsiderojë se dorëheqja është bërë për qëllime të përfitimit personal.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme