Matoshi në Gornjasellë, për Planin Rregullues të Prevallës

Matoshi në Gornjasellë, për Planin Rregullues të Prevallës

15 April 2019 21:36

Banorët e Gornjasellës në rajonin e Prevallës – Komuna e Prizrenit, kanë shpalosur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për Planin Rregullues të Prevallës.

Për t’i dëgjuar kanë shkuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputetët Duda Balje dhe Bahrim Shabani, zv.ministrin Qerim Bajrami, drejtorin e Institutit të Planifikimit Hapësinor, Luan Nushi dhe drejtorin e Parkut Nacional “Sharri”, Bajram Kafexholli, sot kanë takuar

Matoshi gjatë këtij takimi i siguroi banorët që si ministër i MMPH-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ky plan të jetë plotësisht në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të kësaj zone, si pjesë e Parkut Nacional “Sharri”, thuhet në një njoftim për media të dërguar nga Ministria që ai drejton.

“I mirëkuptoj shqetësimet e banorëve dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të punës së bërë deri më tani nga ekspertët e jashtëm dhe grupi punues i MMPH-së , do të ndërmarrim hapat e nevojshëm, konform legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministri Matoshi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme