Arbëri

Në Gjilan shumë rrugë të paasfaltuara, ankohen banorët

Vetura e autoambulancës po kalon nëpër lagjen e “Balecit”, në Gjilan.

Rruga e kësaj lagjeje është e shkatërruar dhe banorëve të saj po u sjell shumë telashe, raporton KTV.

Ndërkaq, lagja “Porodin” e kësaj komune, ani pse lagje e re, rrugën e ka në gjendje të mjerueshme.

Banorët e saj shprehen të shqetësuar për fëmijët e tyre. Po ashtu, disa shtëpi aty nuk e kanë të rregulluar as rrjetin e ujërave të zeza.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, thotë se shumë shpejt të gjitha rrugët do të asfaltohen, pasi që tanimë është ndarë buxheti.

Ndryshe, Ismaili ka thënë se, që nga e hëna, bashkë me Inspektoratin komunal, do të dalin në teren për të parë nga afër se cilat rrugë do të kenë prioritet për të ndërhyrë në to.