Drejtori i Hendikosit në Gjilan thotë se vajza e lidhur me zinxhirë ka nevojë për mjekim

Marigona Hajdaraj 13 April 2019 19:22

Një vajzë 10-vjeçare është gjetur e lidhur me zinxhirë nga prindi i saj në fshatin Pasjak të Komunës së Novobërdes.

Një ditë më parë, Policia ka arrestuar prindin, ndërsa prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij, raporton KTV.

Drejtori i Hendikosit në Gjilan, Fatmir Shurdhani, ka vizituar familjen e vajzës dhe ka parë që ajo ishte e lidhur me zinxhirë në dy këmbët.

Ai ka thënë se për këtë rast ai dhe policia janë njoftuar nga drejtori i shkollës fillore “Nushi dhe Tefiku”, Ali Mehmeti

Shurdhani ka deklaruar se vajza nuk ka nevojë për rehabilitim, por për mjekim.

Drejtori i Shkollës në fshatin Pasjak, nuk ka pranuar të flasë për televizionin për këtë rast.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata që prindi të shpallet fajtor për veprën penale “Privimit i Kundërligjshëm i Lirisë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme