Në Lubizhdë të Hasit kujtohen 40 të vrarët, 14 dëshmorët shpallen heronj

Marigona Hajdaraj 12 April 2019 19:04

Rizë Gigollaj, babai i tre të rënëve, Mustafë Gigollaj, Sinan Gigollaj dhe Xhemë Gigollaj, në fshatin, Lubizhdë, kujton ditën se si djemtë e tij morën armët për të luftuar.

Ai thotë se nuk është i mërzitur dhe se i gëzohet shumë faktit që bijtë e tij ranë për lirinë e vendit, raporton KTV.

Me rastin e 20-vjetorit të masakrës së fshatit Lubizhdë, në të cilën mbetën të rënë 14 dëshmorë, e të vranë 40 martirë, krerë të shtetit dhe shumë qytetarë u bashkuan për t’i nderuar të rënët.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, njerëzit e Lubizhdës, i quajtën njerëz të besës e paqedashës.

Ndërkaq, Thaçi dekoroi me titullin “Heroi i luftës”, 14 luftëtarët që dhanë jetën në betejën me forcat serbe.

Aty është vendosur gurthemeli i kullës-muze “Kulla e Qëndresës” , projekt ky i cili është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, e të cilin projekt, ministri Kujtim Gashi e kishte premtuar në vitin 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme