Arbëri

Opozita braktis seancën për bashkëpunim ndërkomunal me Mamushën

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, të hënën, në mungesë kuorumi nuk e ka shqyrtuar propozimin e nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur me vetëm këtë pikë të rendit të ditës nuk ka zgjatur as çerek ore, pasi që këshilltarët e partive opozitare e kanë braktisur atë. Paraprakisht në mbledhje nuk kanë marrë pjesë as disa këshilltarë të koalicionit qeverisës, ku është vërejtur edhe mosprania e tërë grupit të këshilltarëve të LDK-së.

Në hapje të seancës së jashtëzakonshme fjala i është dhënë drejtorit të Shërbimeve Publike që të arsyetojë propozimin e nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore.

Drejtori i DSHP-së, Levent Kasëmi, ka bërë të ditur se miratimi i kësaj nisme është njëri prej kritereve për të aplikuar për donacionet e MAPL-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)