Graçanica fton qytetarët për të aplikuar për kartën sociale Foto: Koha

Graçanica fton qytetarët për të aplikuar për kartën sociale

06 April 2019 11:15

Zyrtarët komunalë të Graçanicës i kanë ftuar qytetarët e kësaj komune që të aplikojnë për kartën sociale, për një periudhë trevjeçare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas një njoftimi, thuhet se aplikimi bëhet për ndarjen e banesave sociale, materialit ndërtimor dhe rikonstruktimin e njësive të reja të banimit.

“Komuna e Graçanicës shpalli thirrjen publike për kartën sociale të banimit për një periudhë trevjeçare. Të drejtën për të konkurruar për ndarjen e banesave në Llapnasellë dhe Gushtericën e Poshtme, për ndarjen e materialit ndërtimor dhe ndërtimin dhe rikonstruktimin e njësive të reja të banimit gëzojnë të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e parashikuara”, thuhet në këtë njoftim të Komunës së Graçanicës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme