Komuna e Skenderajt mbështet fermerët me pajisje

Komuna e Skenderajt mbështet fermerët me pajisje

05 April 2019 22:50

Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen sistemit të ujitjes pikë-pikë dhe folinë e zezë, për dredhëzën industriale senga-sengana, për 6 fermerë të kësaj komune.

Fermerëve sot u janë dorëzuar pajisjet përkatëse nga pakoja përfituese në kuadër të projektit mes Komunës së Skenderajt dhe USAID-it, transmeton kp.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka thënë se edhe këtë vit do të vazhdohet fuqishëm mbështetja e fermerëve të komunës sonë, ashtu siç parashihet në planin e punës të kryetarit Bekim Jashari.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agroni08/04/2019 09:20

Po ku ka bujqesi e ku ka farmer ne at komun more, po pse nuk po thojn haptas se i vjedhem edhe kaq

Shto koment

Të ngjashme