Arbëri

Shumica e fshatrave të Deçanit pa rrjet kanalizimi

Hyrja në stinën e pranverës dhe rritja e temperaturave kanë filluar t’i shfaqin edhe kundërmimet e para prej derdhjeve të kanalizimeve nëpër fusha, shkrua sot “Koha Ditore”.

Ky kundërmim, siç tregojnë banorët, bëhet edhe më i padurueshëm gjatë sezonit të verës në shumicën e fshatrave të kësaj komune, përfshirë edhe fshatin Irzniq.

Mehdi Dodaj, përfaqësuesi i këtij fshati, tregon se vite me radhë banorët e këtij fshati por edhe fshatrave të tjera përreth vazhdimisht kanë kërkuar ndërtimin e rrjetit të kanalizimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)