Graçanica me mbi 3 milionë euro të paarkëtuara

Graçanica me mbi 3 milionë euro të paarkëtuara

Nexhat Tovërlani 04 April 2019 11:35

Komuna e vogël e Graçanicës ka goxha mjete të paarkëtuara nga të hyrat vetjake. Janë mbi 3 milionë euro që zyrtarët e saj nuk kanë arritur t’i realizojnë gjatë vitit 2018. Kjo shumë është grumbulluar edhe gjatë viteve paraprake.

Nga raporti financiar për vitin e kaluar shihet se Komuna e Graçanicës nuk ka arritur të arkëtojë 3 milionë e 128 mijë euro të hyra, që janë grumbulluar për disa vjet, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm nga tatimi në pronë, borxhe të pambledhura janë 2 milionë e 120 mijë e 480 euro, nga shpronësimi i tokës 671 mijë e 860 euro, nga taksa në veprimtari 280 mijë e 770, qiraja 48 mijë e 470 dhe dënimet e Inspektoratit, 6 mijë e 460 euro.

Ndërkohë, sipas raportit për detyrimet e papaguara, borxhe ka edhe vetë Komuna e Graçanicës. Janë 232 mijë euro që zyrtarët e saj nuk i kanë paguar gjatë vitit 2018. Më së shumti ka fatura të papaguara nga mallrat e shërbimet, 148 mijë e 220 euro, pastaj nga shpenzimet komunale 83 mijë e 380, ndërsa për shpenzimet kapitale janë 440 euro....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme