Arbëri

Jepet pëlqimi për Parkun Industrial në Viti

Descriptive Text

Tani më është certifikuar Zona ekonomike e Vitisë, e cila lidh 5 komunat e rajonit të lindjes dhe shtrihet përgjatë magjistrales Ferizaj-Gjilan në fshatin Budrig.

Nënshkrimi i certifikimit të kësaj zone u bë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas procedurave të kërkuara para këtij certifikimi.

Në vendimin e lëshuar për këtë zonë thuhet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë jep pëlqimin e themelimit të Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Budrigë komuna e Vitisë, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi, janë plotësuar.