Arbëri

Vetëvendosje në Podujevë prezanton anëtarin e ri

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Podujevë, ka bërë me dije se ditët e fundit i janë bashkuar një numër i madh anëtarësh që, siç thotë ky subjekt politik, “kanë vendosur të kontribuojnë në rritjen dhe fitoren e këtij VV-së”.

Në një aktivitet me mbi njëqind pjesëmarrës, kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri bashkë me kryetarin e Qendrës së Podujevës, Bajram Ajeti, e prezantuan dhe i uruan mirëseardhje edhe veprimtarit Ajet Potera i cili ka vendosur të bëhet pjesë e Vetëvendosjes.

“Ky është lajm i mirë për Qendrën e Besianës dhe për organizatën në përgjithësi”, thotë Vetëvendosje, raporton Koha.net.

Potera, sipas këtij subjekti politik, është profesionist në fushën e financave dhe kontabilitetit dhe po ashtu ka përvojë në fushën e sigurisë e akademisë ushtarake. Ai ishte kthyer nga Gjermania për t'u bërë pjesë e UÇK-së përgjatë luftës.

“Në këtë kohë kur Lëvizja e ka rritur mbështetjen e saj, ardhja e Poterës dhe shumë të tjerëve është vlerë e shtuar dhe dëshmi që Besiana po orientohet kah fitorja e Vetëvendosjes. Kjo do të thotë që qytetarët e Besianës janë faktorë të fitores që sjell shtet të së drejtës, edukim e shëndetësi cilësore dhe gjithsesi mbështetje serioze të bujqësisë”, përfundon VV.