Arbëri

Gjilani pa buxhet për ndërtimin e objekteve të reja shkollore

Foto: Koha

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit nuk ka fond financiar për ndërtimin e objekteve të reja shkollore për vitin 2019, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga Drejtoria për këtë vit krejt çfarë është paraparë me buxhet komunal të investohet është rekonstruimi dhe mirëmbajtja e objekteve shkollore, investimet në rregullimin e nxehjeve qendrore dhe blerjen e pajisjeve shkollore.

Në anën tjetër, në adresë të komunës ka kërkesa të vazhdueshme për ndërtimin e objekteve të reja shkollore.

Një kërkesë e tillë është nga banorët e fshatit Shillovë, të cilët deklarojnë se në mungesë të objektit shkollor ata detyrohen që fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkollat fillore të cilat gjenden në qytetin e Gjilanit. Ata kërkojnë nga Komuna që të investojë në ndërtimin e infrastrukturës shkollore, ngase si vendbanim kanë përjetuar zgjerim dhe rritje të popullatës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)