Arbëri

Prindërit e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara kundër vendimit të komunës

Descriptive Text

Viti, 28 prill-Organizata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara (OPFAK KOS), dega në Viti, akuzon qeverisjen lokale për shkelje të të drejtave të saj.

Pushteti lokal ka vendosur ta largojë kioskën në fshatin Gërmovë, ku grumbullohen ndihmat për këtë kategori, ngase në të njëjtin vend është paraparë të bëhet një ministacion autobusësh dhe hapësirë gjelbërimi, shkruan sot Koha Ditore.

Jahi Hasani, kryetar i OPFAK KOS-it, ka deklaruar se qeverisja lokale, e cila drejtohet nga kryetari Sokol Haliti, ka ndikuar edhe në Kryesinë e këshillit të fshatit Gërmovë, që të organizojë një peticion për largimin e kioskës, e cila është nënshkruar nga afro 10 anëtarët e këshillit, por që anëtarëve nuk u ishte shpjeguar për çfarë peticioni bëhej fjalë.

Ai konsideron se qeverisja lokale me këto veprime po hakmerret, ngase kjo organizatë kishte ngritur zërin për mosimplementimin e Strategjisë për personat me aftësi të kufizuara, e cila ishte miratuar në Kuvendin Komunal. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)