Arbëri

Gjilani ndalon kurset private

Descriptive Text

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se përmes një urdhërese ka ndaluar mbajtjen e kurseve private brenda dhe jashtë institucioneve edukativo-arsimore nga mësimdhënësit për nxënësit e tyre.

“Me këtë, parandalohet imponimi për blerjen e mjeteve, marrje e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim klase, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se urdhëresa është mbështetur në rregulloren nr. 016-58780 mbi përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punonjësve në IEA në Komunën e Gjilanit.

Ky vendim i komunës së Gjilanit vjen një muaj pasi KTV-ja raportoi se mësuesit në këtë komunë mbanin kurse me pagesë për nxënësit e tyre, ndonëse ishte e ndaluar me rregullore.

Image