Arbëri

Nis rrënimi i lokaleve në qendër të Deçanit

Komuna e Deçanit ka njoftuar se është duke rrënuar lokalet në qendër të qytetit. Sipas njoftimit, largimi i lokaleve do të zëvendësohet me hapësira gjelbëruese.

“Në qendër të qytetit sot ka filluar largimi i lokaleve të cilat do të zëvendësohen me hapësira gjelbëruese si dhe do të mundësojnë zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit. Pronarët e këtyre lokaleve janë njoftuar më kohë por edhe Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndarë mjete të mjaftueshme për shpronësim”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Për të përcjellë punën ka dalë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se pronarët janë njoftuar me kohë . Ai kërkoi nga ta që të kenë mirëkuptim dhe t’i lejojnë t’i kryejnë procedurat ashtu siç edhe janë njoftuar me anë të shkresave.