Arbëri

Malisheva e gatshme t’i pres investitorët

Descriptive Text

Pasi komuna e Malishevës u bë me Zonë Ekonomike, interesimi i investitorëve të huaj për të investuar ka filluar të rritet, thuhet në një njoftim dërguar medieve.

Një interesim të tillë ka shprehur edhe investitori gjerman Patrik Jung, në bashkëpunim me biznesmenin shqiptar, Milaim Zogaj, për mes Kompanisë Bauunternehmen GMBH me seli në Dortmund, që me produktet e veta, në fushën e energjisë Solare të përgatitet në një të ardhme të afërme për investime në Malishevë.

Një takim i tillë u zhvillua sot, ku kryetari i Komunës, Ragip Begaj u takua me biznesmenin gjerman.

Begaj, ka shprehur gatishmërinë, që si institucione komunale t’u ofrojnë lehtësira në sigurimin e hapësirave dhe të infrastrukturës adekuate për ta zhvilluar biznesin në fjalë. Sipas tij, kompanisë do t’i ofrohen gjithë potencialet njerëzore që kanë me qëllimin rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët.

Investitorët kërkuan partneritet Publiko-Privat, për arsye të sigurisë më të mirë.