Kthehet në rivlerësim prokurimi për impiantin e mbeturinave ricikluese në Suharekë Foto: Koha

Kthehet në rivlerësim prokurimi për impiantin e mbeturinave ricikluese në Suharekë

Fisnik Minci 23 March 2019 09:34

Anulimi i aktivitetit të prokurimit për projektim dhe ndërtim të impiantit të mbeturinave ricikluese nga Komuna e Suharekës është bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”.

këtë arsye, Organi Shqyrtues i Prokurimit këtë lëndë e ka kthyer në rivlerësim. Vendimin lidhur me këtë çështje, Gjykata e Tenderëve e ka marrë duke i aprovuar fillimisht si pjesërisht të bazuara ankesat e dy operatorëve ekonomikë, respektivisht dy konsorciumeve që kanë ofertuar në këtë aktivitet të prokurimit.

“Anulohet njoftimi për anulim të aktivitetit të prokurimit me titull: 'Projektimi dhe Ndërtimi i impiantit të mbeturinave ricikluese”..., të iniciuar nga Komuna e Suharekës dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme