Arbëri

Në Topanicë të Kamenicës arsimtarët u përleshën për resho, nis procedura disiplinore

Descriptive Text

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka nisur procedurat disiplinore ndaj drejtorit dhe mësimdhënësit të shkollës fillore “Rexhep Mala” në fshatin Topanicë, të cilët u përleshen ndër vete shkaku i një reshoje.

Inspektorati i Arsimit ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit që të procedojnë rastin dhe të marrin masa për drejtorin e shkollës, Qazim Morina, dhe ndaj mësimdhënësit, Avdi Morina, të cilët kanë bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës. Rasti i tyre tash është duke u trajtuar nga Komisioni disiplinor. Incidenti ka ndodhur, ngase mësimdhënësi e kishte akuzuar drejtorin e shkollës se kishte larguar pa ndonjë arsye reshonë që cilin e përdornin mësimdhënësit.

Diskutimi i tyre është nxehur dhe më pas ka përfunduar në konflikt fizik. Ushtruesja e detyrës në Drejtorinë e Arsimit në Kamenicë, Mihane Morina, ka deklaruar se për këtë incident drejtori rrezikon pezullimin nga puna, ndërsa mësimdhënësi rrezikon t’i ndërpritet marrëdhënia e punës....(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")