Arbëri

Gjilani pa qendër operative emergjente

Qeverisja lokale e Gjilanit ende nuk ka ndarë një lokacion për ngritjen e qendrës operative emergjente komunale, e cila do të menaxhonte fatkeqësitë natyrore.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, Sami Spahiu, ka thënë se është e nevojshme që komuna të ketë një qendër të tillë dhe se këtë kërkesë e ka adresuar edhe tek zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit. Ai thotë se është në pritje të një përgjigjeje nga Ekzekutivi i Komunës në mënyrë që projekti të procedohet, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo ata nuk kanë bërë ndonjë përllogaritje për koston financiare të implementimit të këtij projekti. Drejtori komunal thotë se kostoja financiare mund të jetë e lartë për shkak të pajisjeve të nevojshme.

Kurse inspektori për fatkeqësitë në Komunën e Gjilanit, Ahmet Daku, deklaron se komunat duhet të funksionalizojnë këto qendra të cilat kanë një rëndësi të madhe. Ai thotë se aksidenti i cili ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, që ka përfunduar me të vdekur e të lënduar dhe me dëme materiale, ka treguar se duhet të punohet edhe më shumë në implementimin e planit emergjent....(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")