Arbëri

Bellanica e Malishevës kërkon kthimin e pronave të privatizuara të “Dubravës”

Kuvendi i Komunës së Malishevës, mbledhjen e filluar sot do ta vazhdojë në javën e ardhshme, pasi nuk kanë mundur t’i përfundojë pikat e parapara për diskutim. Shkak ishte debati lidhur me kërkesat e Komisionit komunal për shqyrtimin e kërkesave të fshatit Bellanicë për kthimin e pronave të privatizuara të “Dubravës”.

Pas debat të gjatë, gati pesorësh, dhe trajtimit të këtyre kërkesave, anëtarët e KK të Malishevës kanë nxjerrë një kërkesë, drejtuar institucioneve shtetërore, përmes se cilës kërkohet ndërprerja e privatizimit të pronave të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe hetimin e procesit të privatizimit të deritanishëm.

Pas konsultimeve të shefave të grupe të subjekteve që përfaqësohen në KK Malishevës, është nxjerrë një kërkesë, të cilën e ka lexuar kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi.

Kërkesë:

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.04.2017, pas debatit në seancën e katërt nxori këtë kërkesë, me të cilën kërkon nga organet e poshtëshënuara, që:

Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës, Gjykatës Supreme-dhomës së posaçme, Prokurorisë së shtetit, Kryeprokurorit të shtetit, MAPL-së, që të merren të gjitha masat për ndërprerjen e të gjitha privatizimeve të pronës, se OPB “Mirusha”, si dhe ndërmarrjeve tjera në Komunën e Malishevës. Prokuroria e shtetit të inicioj hetime për procesin e privatizimit që ka nxitur debate deri në ditën kur parashtrohet kjo kërkesë, për privatizimet që kanë të bëjnë me pronat bujqësore në Komunën e Malishevës.