Ligjërata nëpër shkolla të komunës së Klinës për rrezikun nga rriqrat

Ligjërata nëpër shkolla të komunës së Klinës për rrezikun nga rriqrat

Ilir Osmanaj 19 March 2019 10:20

Autoritetet komunale të Klinës kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për sezonin e pickimeve nga rriqrat dhe përballjes me rastet e mundshme të shfaqjes së etheve hemorragjike nga pickimet e rriqrave infektuese në territorin e Komunës së Klinës, si zonë endemike, pa lënë jashtë kësaj zone asnjë vendbanim të kësaj komune, në të cilat banorët janë përballur me rrezikun gjatë sezonit nga pickimi i rriqrave. Në kuadër të masave parandaluese për luftimin e etheve hemorragjike, siç thotë drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë, Hekuran Sejdiu, pritet të fillohet këtë javë mbajta e ligjëratave nëpër shkolla për edukimin dhe vetëdijesimin jo vetëm të nxënësve, por të gjithë popullatës së kësaj komune për kujdesin nga pickimi i rriqrave dhe parandalimin e etheve hemorragjike.

Ndërkohë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me rekomandimet e tij dhe thirrjet për qytetarë për kujdesin dhe punën në faktorët e përmirësimit të ekosistemit.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme