Arbëri

Muharremaj kërkon mbylljen e kazinove në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot ka dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha objektet ku zhvillohen lojërat e fatit, transmeton Koha.net.

“Në emër të qytetarëve të Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Muharremaj.

“Si Kryetar i Komunës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja”, përfundoi ai.