Arbëri

Banorët e Rastavicës në hall me urën e ndërtuar pas luftës

Foto: Koha

Banorët e fshatit Rastavicë të Komunës së Deçanit nuk janë duke u rehatuar që sa vjet me urën e ndërtuar menjëherë pas luftës nga KFOR-i zviceran, mbi lumin e fshatit, të cilin banorët e quajnë “Reka e Lloqanit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Punimi i urës më tepër shkel e shko nga kontraktori dhe pa ndërtimin e kaskadave mbrojtëse nga të dy anët e urës, që do ta parandalonin gërryerjen e shtratit të lumit ndër urë, e ka sjellë urën në gjendje para shembjes.

Shtyllat e betonit të urës tashmë kanë filluar të shfaqen në sipërfaqe për shkak të gërryerjes së shtratit të lumit dhe banorët kanë frikë se së shpejti ura mund të shembet, thonë banorët e fshatit.

“Ka më tepër se dy vjet që kanë filluar të shfaqen këmbët e urës, sepse është thelluar shtrati i lumit dhe ura po rrezikohet të shembet. Ka nevojë për përforcimin e urës dhe ndërtimin e dy kaskadave, nga një në pjesën e epërme dhe të poshtme të urës, që të ndalohet gërryerja e mëtejshme e shtratit të lumit ndër urë, përndryshe se nëse vazhdon, nuk do të shkojë gjatë dhe shtyllat e urës do të dëmtohen dhe ura do të shembet”, shpreh shqetësimin e tij dhe të banorëve, Rexhë Kadrijaj, kryetar i fshati Rastavicë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)