Arbëri

Në Pejë priten dhjetëra pemë në rrugën ku po ndërtohet “Bulevardi i gjelbër”

Para disa ditësh ka filluar të realizohet faza e dytë e projektit për ndërtimin e bulevardit të gjelbër, më të cilin parashihet ndërtimi i infrastrukturës së re rrugore, me trotuare e hapësira gjelbëruese nga rrethrrotullimi rrugor “Te rampa”, në hyrje të qytetit nga Prishtina dhe shkon rrugës së transitit të vjetër deri të rrethrrotullimi tjetër në rrugën kryesore ndër stacion të autobusëve, shkruan sot Koha Ditore.

Punimet që po realizohen nga operatori i kontraktuar prej Ministrisë së Infrastrukturës, si financuese e këtij projekti në vlerë prej 1.3 milionë eurosh, parashohin edhe përgatitjen dhe spastrimin e terrenit për ndërtimin e infrastrukturës së re.

spastrimi i kanë rënë viktimë edhe dhjetëra drurë që kanë qenë nëpër trotuar përgjatë kësaj rruge të vjetër tranzitore. Mirëpo prerja e këtyre drurëve ka shkaktuar reagim të madh të shoqatave mjedisore në qytetin e Pejës.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)