Arbëri

Ministria e Komuna shtyhen për financimin e ujësjellësit në Orllan

Descriptive Text

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (SHPMSH) në Komunën e Podujevës, Faik Muçiqi, nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët rreth financimit të projektit të ujësjellësit për banorët e fshatit Orllan të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Për dallim se në të gjitha rastet fajin për mosfinancimin e një projekti zyrtarët mundohen t’i hedhin njëri-tjetrit, në këtë rast Fatmir Matoshi ka refuzuar mjetet e Komunës për bashkëfinancim.

Në një tryezë të organizuar nga organizata “Sundimi i Demokracisë në Kosovës” (SDK), ministri i MMPH-së ka thënë se mjetet prej 1.3 milionë eurove i kanë të parapara për këtë projekt që pritet të përfundojë në 2021 dhe se nuk u duhen mjetet e Komunës. Sipas tij, Komuna e Podujevës mund të investojë në këtë projekt aty ku e lë Ministria.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)