Arbëri

Akuza të ndërsjella midis institucioneve rreth shtimit të rasteve të zjarreve

Descriptive Text

Shtimi i zjarreve të qëllimshme në Komunën e Gjilanit ka bërë që institucionet të akuzojnë njëra-tjetrën për mosbashkëpunim rreth parandalimit dhe shuarjes së tyre.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan akuzon Sektorin Pyjor se rojat e pyllit nuk janë në nivel të detyrës, ngase nuk po i raportojnë rastet e zjarreve, të cilat po përhapen në pyjet e kësaj komune.

Kurse Njësia e zjarrfikësve në Gjilan konfirmon se ka rritje të numrit të zjarreve, të cilat dyshohen se po shkaktohen qëllimisht, ngase, sipas tyre, ekziston një perceptim nga pronarët e tokave se barishtet pastrohen duke ua vënë zjarrin.

Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk janë të kënaqur me këtë bashkëpunimin ndërinstitucional, sepse sipas tyre ai duhet të shtrihet në terren....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)