Malisheva pjesë e projektit të USAID-it për të drejtat pronësore

Malisheva pjesë e projektit të USAID-it për të drejtat pronësore

15 March 2019 15:38

Zyrtarë të lartë të Ekzekutivit komunal të Malishevës kanë shprehur qëndrimin se janë të gatshëm të fillojnë procesin e definimit të pronës komunale, përkatësisht publike, me ndihmën e programit të USAID-it.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori për Gjeodezi e Kadastër, Bashkim Krasniqi, sipas një komunikate kanë takuar një delegacion të USAID-it, ku “qëllimi i takimit ka qenë që Komuna ta japë pëlqimin për mbështetjen e projektit “Programi për të drejtën Pronësore”, me specifikacion të pronës komunale (Publike)”, transmeton Koha Ditore.

Në njoftimin e publikuar nga Komuna, thuhet se ky projekt do të zbatohet në gjashtë komuna të Kosovës, derisa edhe Komuna e Malishevës do të jetë pjesë e këtij procesi.

“Çështja e pronës komunale (publike) është një çështje sa komplekse aq edhe e vështirë, pasi ne si Komunë trashëgojmë një problem të tillë nga një ish-sistem komunist, i cili e ka përvetësuar pronën private në emër të interesit kinse publik, prandaj edhe sot kemi problem me definimin e kësaj prone, si dhe pronarit të saj të vërtetë”, ka thënë Begaj....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme