Kryetari i Vushtrrisë fton fabrikantin gjerman të investojë në Llamkos

Kryetari i Vushtrrisë fton fabrikantin gjerman të investojë në Llamkos

14 mars 2019 15:35

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka takuar sot në Gjermani z. Arndt G. Kirchhoff, president i Industrisë së Metaleve në Republikën e NRW, Gjermani, njëherit drejtor i përgjithshëm dhe CEO i KIRCHHOFF Group, që është lider global në fushën e industrisë automobilistike në botë. Bëhet e ditur se gjatë takimit është biseduar për mundësinë që të investohet në ish-Llamkosin, në Vushtrri, duke e rifunksionalizuar apo riorganizuar këtë gjigant ekonomik.

Tahiri po ashtu e njoftoi presidentin Kirchhoff në lidhje me mundësitë për investime në Kosovë, dhe e luti mikpritësin që të konsiderojë Vushtrrinë dhe ish fabrikën Llamkos për investime nga Kirchhoff Group në të ardhmen.

Tahiri ka folur edhe për avantazhet e investimit në Kosovë, të rinjtë dhe fuqinë punëtore, si dy përparësitë më të mëdha që ka Kosova. Po ashtu i shpjegoi z. Kirchhof traditën e Kosovës në prodhim të pjesëve të automobilave, si Fabrika e baterive në Mitrovicë, Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë dhe Fabrika për pjesë automobilistike në Pejë.

Z. Kirchhoff e ka shoqëruar kryetarin Tahiri në Fabrikën e Kirchhoff Group në Attendor, Gjermani, ku prodhohen pjesë të automobilave për të gjitha brendet botërore. Ai shprehu interesim që të vizitojë Kosovën në të ardhmen, ku babai i tij, Dr. Jochen Kirchhoff, president aktual i Kirchhoff Group ka qenë inxhinier kryesor gjatë ndërtimit të termocentralit Kosova A.

Kirchhoff Group është lider global në industrinë e automobilëve, ka fabrikat në 18 shtete të botës, punëson 30,000 punëtorë dhe ka qarkullim vjetor prej 2.3 miliardë euro.

P.S: për informatat të radhës do të ju mbajmë të informuar për të gjitha aktivitetet e Kryetarit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme