Nxënësit e mirë “kujdestarë” në shkollë, prindërit ankohen

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 13 March 2019 20:14

Me fillim të gjysmëvjetorit të dytë, nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Emin Duraku”, me radhë bëjnë kujdestari në hyrje të këtij objekti.

Për vendim e pazakontë, drejtori i shkollës, Avdyl Reka, nuk ka pranuar të flasë, por një asistente e zyrës së tij, Lindita Loku, ka thënë se kujdestaria e nxënësve është në dobi të tyre.

“Nxënësit të cilët kujdestarojnë janë të përzgjedhur, pra janë shembullorë, prandaj edhe mësimet e humbura gjatë asaj dite i arrijnë më lehtë. Kjo gjë është bërë për vonesat e nxënësve të tjerë, andaj ata mbajnë shënime”, ka thënë Loku.

Por, prindërit e këtyre nxënësve nuk pajtohen me këtë vendim, duke thënë që, përveç mësimit të humbur, vendimi është joligjor.

Basri Kodra, për këtë, i ka dërguar letër edhe drejtorit të Arsimit në Komunën e Kaçanikut, duke kërkuar të ndërhyjë dhe ta anulojë këtë vendim që, sipas Kodrës, cenon liritë dhe të drejtat e fëmijëve.

Por, drejtori i Arsimit në Komunën e Kaçanikut, në parim, këtë vendim nuk e sheh të gabuar.

Megjithatë, thotë se nëse prindërit nuk pajtohen, vendimi do të shqyrtohet.

Kjo nuk është e vetmja gjë e çuditshme brenda kësaj shkolle.

Drejtori Avdyl Reka, një ditë më parë, kishte mbyllur mësimdhënësit në sallë për më shumë se 30 minuta, pasi që këta të fundit nuk e kishin respektuar orarin e punës, duke u vonuar për 2-3 minuta për ta nisur orën e pestë të procesit mësimor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme