FSK-ja për herë të parë me ushtrim fushor në komunën e Rahovecit Foto: Koha / ilustrim

FSK-ja për herë të parë me ushtrim fushor në komunën e Rahovecit

13 March 2019 14:41

Forca e Sigurisë së Kosovës, Batalioni i dytë i Brigadës për reagim të shpejtë, ka mbajtur sot një konferencë për media në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahoveci, në lidhje me organizimin e ushtrimit fushor që do të mbahet në qershor të këtij viti në këtë komunë.

Qëllimi i kësaj konference ishte koordinimi i aktiviteteve për organizimin të mirëfilltë të ushtrimit fushor “Ujku 02/19”, që do të mbahet në muajin qershor 2019 në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së komunës së Rahovecit duke përfshirë Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe agjencioneve të tjera.

“Një ushtrim i tillë do të mbahet për herë të parë në komunën e Rahovecit, për këtë kryetari i komunës, Smajl Latifi ka ofruar mbështetjen të plotë që ky ushtrim të jetë sa më suksesshëm”, thuhet në komunikatën e Komunës së Rahovecit.

Konferenca është udhëhequr nga major Ali Haxhimustafa, zëvendës komandant i batalionit të dytë dhe drejtor i ushtrimit.

“Në muajt në vazhdim, prill dhe maj do të organizohen konferencat tjera për planifikimin përfundimtar dhe caktimin e ngjarjeve dhe lokacioneve kryesore që do të ndodhin gjatë këtij ushtrimi. Ushtarët dhe stafi i batalionit të dytë janë të kënaqur me mbështetjen e kryetarit dhe agjencioneve pjesëmarrëseve në konferencës”, theksohet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme