Arbëri

Ambulanca në Uglarë të Gjilanit nuk i plotëson kushtet elementare për trajtim të pacientëve

Objekti që shfrytëzohet si ambulancë në fshatin Uglarë të Komunës së Gjilanit, nuk i plotëson kushtet elementare për të kryer shërbime shëndetësore.

Ky objekt ishte ndërtuar kohë më parë nga banorët e fshatit Uglarë, për nevojat e tyre.

Por, që nga paslufta, ai shfrytëzohet si ambulancë në këtë fshat.

Përveç pozitës së papërshtatshme gjeografike, objekti nuk i plotëson kushtet për ambulancë.

Banorët thonë që shumë shpesh detyrohen që shërbimet shëndetësore t’i marrin në spitalin e Gjilanit, pasi as mjekët nuk kanë orar të caktuar.

Çështja e kësaj ambulance është ngritur edhe në Kuvendin Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje.

Arbreshë Kryeziu nga ky subjekt politik thotë se në fshatin Uglarë nuk është investuar fare nga paslufta.

E, në Komunën e Gjilanit e pranojnë që objekti është një gjendje të keqe, mirëpo thonë se është prioritet rinovimi i kësaj ambulance, sepse nuk kanë buxhet për të ndërtuar objekt të ri.

Por, në këtë komunë ka edhe fshatra të tjera, në të cilat nuk funksionojnë fare ambulancat ose orari i tyre është shumë i shkurtër.

E për këtë, në Komunën e Gjilanit premtojnë zgjidhje të shpejtë, sepse ka mungesë të stafit mjekësor.