Repelimi i kafshëve fillon nesër në Senik dhe Lladrovc

Repelimi i kafshëve fillon nesër në Senik dhe Lladrovc

12 March 2019 11:42

Shtabi komunal për menaxhimin e EHKK, në Malishevë, i kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka mbajtur një takim pune me operatorin“Zona Park”, që do të bëjë repelimin e kafshëve. Në këtë takim, është vendosur për fillimin e fushatës së repelimit të kafshëve, që do të filloj nga nesër, e mërkure, 13 mars 2019, në fshatrat Senik dhe Lladrovc.

Në këtë takim, shtabi komunal dhe operatori kanë diskutuar për organizimin e fushatës së repelimit të kafshëve, që do të përfshijë të gjitha kafshët në tërë territorin e Komunës së Malishevës. Repelimin e kafshëve, e financon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës.

Repelimi i kafshëve, është njëra prej masave më efikase kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), virus i cili zhvillohet dhe bartet nga rriqrat, kurse përmes kafshëve, rriqrat barten nga fusha. Përveç parandalimit të bartjes së rriqrave përmes kafshëve, repelimi e luan edhe rolin e ndërprerjes së ciklit tek rriqrat.

Luten të gjitha pronarët e kafshëve, që ti përmbahen thirrjes për repelimin e kafshëve dhe në ditët që do të bëhet repelimi, ti mbajnë kafshët të mbyllura deri në kryerjen e repelimit.

Kjo është faza e parë e repelimit të kafshëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme