Kryeministri Haradinaj e cilëson komplikim lidhjen e Vitisë me autostradën

Kryeministri Haradinaj e cilëson komplikim lidhjen e Vitisë me autostradën

Feim Azemi 05 March 2019 10:31

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Komunën e Gjilanit të hënën, ka deklaruar se ata janë në kërkim të modaliteteve për mënyrën se si do të implementohet projekti i lidhjes së Vitisë me autostradën “Arbër Xhaferri”.

“Për fat të keq nuk ka qenë e paraparë në projektin bazë të autostradës dhe kjo është një ndërhyrje që i ka disa komplikime. Duhet të gjejmë një formulë së bashku me projektuesit me zbatuesit, që të pranohet një veprim i tillë dhe të jetë i garantuar më tutje dhe jemi në disa procese këtë vit. Kjo është përvoja e parë që pas projektit bazë ndërhyjmë në një autostradë me një kyçje, dhe nuk ka ndonjë afat kohor të saktë, por e di që kemi një dakordim të të gjithëve kanë qenë për dhe kanë ardhur kërkesat”, ka thënë ai.

Por ky qëndrim i kryeministrit nuk është mirëpritur nga ana e subjekteve politike të Vitisë.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme