Arbëri

Në mungesë të një plani, strehimorja e qenve endacakë në Gjilan qe pesë vjet rri e mbyllur

Komuna e Gjilanit tash e pesë vjet nuk ka strehimore për qentë endacakë. Një strehimore e tillë kishte funksionuar vetëm në vitin 2014 në fshatin Verbicë të Zhegovcit, por ajo më pas është mbyllur, ani pse në të strehoheshin afër 100 qen.

Strehimorja në Verbicë ishte mbyllur ngase kishte përfunduar programi i cili financohej nga donatorë të huaj. Qeverisja komunale e Gjilanit nuk ka ndonjë plan për rifunksionalizimin e strehimores, e cila i mungon kësaj komune tash e 5 vjet, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa, ata të cilët kanë punuar në strehimoren tashmë të mbyllur në Verbicë të Zhegovcit deklarojnë se komuna duhet të ndajë buxhet për krijimin e strehimoreve në të cilën do të angazhoheshin disa punëtorë.

Sipas tyre, furnizimi me ushqim për qentë endacakë në strehimore nuk do të ishte një problem, ngase për këtë do të bashkëpunonin edhe me bizneset.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)