Arbëri

Opozita e Prizrenit e pakënaqur me mënyrën e kremtimit të 11-vjetorit të shtetit

Pakënaqësitë lidhur me organizimet në Komunën e Prizrenit për nder të shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës janë adresuar nga këshilltarët opozitarë në seancën e Kuvendit të Komunës, të mbajtur të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Madje shefi i këshilltarëve të AAK-së në KK-në e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka theksuar se Prizreni në atë ditë i ka ngjarë komunave të veriut, për shkak të zbehtësisë së aktiviteteve.

këto pretendime janë hedhur poshtë nga zyrtarët e ekzekutivit lokal, që kanë theksuar se në aktivitetet për nder të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës janë përfshirë rreth 2 mijë persona. Njëkohësisht ngjasimin me komunat veriore dhe atë të Graçanicës e kanë cilësuar si të padrejtë....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)