Arbëri

Harta zonale e Fushë-Kosovës, e kundërligjshme

E kundërligjshme është vlerësuar hapja e shqyrtimit publik të hartës zonale të Komunës së Fushë-Kosovës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Komunarët kanë gabuar numërimin e ditëve që do të qëndrojë shqyrtimi publik i këtij dokumenti. Për këtë arsye harta zonale i është kthyer mbrapshtë Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MMPH-së dërguar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtin dokument thuhet se mospajtueshmëria e aktit të komunës së parashtruar për sqarim të ligjshmërisë janë si në vijim: Vendimi i Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës nr. 04 të datës 14.01.2019 për hapjen e shqyrtimit publik të projektit të Hartës zonale të Komunës së Fushë-Kosovës është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 04/L-174 për planifikimin hapësinor.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)