Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për varrime

Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për varrime

26 February 2019 12:15

Sipas një marrëveshjeje të mirëkuptimit për financim, që është nënshkruar sot në mes të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dhe dy përfaqësuesve të komuniteteve fetare në këtë komunë, kryetarit të Bashkësisë Islame, Halim Shehu dhe priftit të Bashkisë Katolike, Don Mikel Sopit, Komuna do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve.

“Në marrëveshjen e mirëkuptimit, thuhet se qëllimi i saj është mbulimi i shpenzimeve me mjete financiare për kryerjen e riteve fetare dhe të shpenzimeve të varrimit për qytetarë të Komunës së Suharekës, të dy përfaqësive asaj islame dhe katolike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.

Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të fillojë të zbatohet që nga 1 marsi i këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme