Arbëri

Shoqëria civile në Ferizaj proteston kundër fenomenit të gjakmarrjes

Descriptive Text

Organizata joqeveritare për transparencë “Ora” në bashkëpunim me disa organizata të tjera kanë protestuar të hënën para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Ferizajt kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe vëllavrasjeve.

Protesta është mbajtur pak ditë pasi që një 25-vjeçar në qendër të Ferizajt ka humbur jetën shkaku i hakmarrjes, duke u qëlluar për vdekje nga një 17-vjeçar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Taulant Hajrullahu nga OJQ “Ora” ka thënë se ndihen të shqetësuar, sepse në këtë kohë duhej të ishin duke debatuar në ndonjë tryezë dukurinë e gjakmarrjes si një e kaluar që u përket arkivave, por jo duke protestuar si për diçka aktuale.

“Kjo dukuri tanimë nuk ka mbetur vetëm si nocion, por ka avancuar si vepër. Ajo ka filluar edhe të paralajmërohet nëpër rrjete sociale para syve të të gjithë neve si gjakmarrje. Dikur në shoqërinë tonë ishte çështje nderi, ishte diçka që shqiptarët nuk mund të jetonin pa të edhe pse vriste më shumë se çdo armik tjetër, ishte një murtajë e zezë që me shekuj na ndoqi dhe shfarosi me mijëra familje. Kjo dukuri tenton të rikthehet shkaku i mosfunksionimit të duhur të ligjeve, andaj është obligim i gjeneratave tona që gjakmarrjen ta kthejmë në histori, aty ku e ka vendin e jo në dukuri në ditët e sotme”, ka thënë Hajrullahu.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)