Arbëri

Protesta në Pejë kundër shkatërrimit të Lumbardhit - “Politikën e japim, Lumbardhin s’e japim”

Descriptive Text

Rugoviasit në sheshin e Pejës kanë nisur protestën me një numër të madh të qytetarëve edhe nga qytete tjera, që iu bashkuan kësaj proteste për të kundërshtuar projektin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Ata kanë nënshkruar edhe një peticion me anë të të cilët shprehin kundërshtimin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

Protestuesin mbanin pankarta me thirrje: ‘Lumbardhi krenari e Pejës’, ‘Politikën e japim, Lumbardhin s’e japim", ‘Mos ma prek Lumbardhin", "Jo diga, jo gypa, mbro natyrën, mbro turizmin" dhe ‘Jo edhe një lum i vdekur".