Arbëri

Pas pritjes trevjeçare, 22 mësimdhënës hyjnë në listën e pagave

Më shumë se 20 mësimdhënës të Fushë-Kosovës që ishin jashtë listës së pagave për një kohë të gjatë tashmë është zgjidhur statusi i tyre. Zyrtarët komunalë kanë thënë se pas miratimit të buxhetit të Kosovës këta mësimdhënës janë futur në listën e pagave dhe se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Arsim, Islam Shabani, pasi për këtë çështje është pyetur nga këshilltarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doruntina Jashari në mbledhjen e Kuvendit Komunal të së premtes.

Ajo i ka pyetur komunarët se prej cilës kategori paguhen këta mësimdhënës të shkollës “Mihal Grameno”, meqenëse ata janë jashtë listës së pagave dhe po ashtu prej cilës kategori buxhetore po paguhen. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).