Arbëri

Projekti i rrugës me katër korsi peng i shpronësimeve në Lipjan

Descriptive Text

Prej më shumë se gjashtë vjetësh po zvarritet projekti i rrugës me katër shirita nga tregu i kafshëve në hyrje të Lipjanit që përfundon në rrugën “Skënderbeu” te Stacioni i Trenit brenda qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Ky projekt në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh i financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe i menaxhuar nga Komuna ka mbetur peng i disa kontesteve pronësore. Rreth kësaj çështjeje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit të KK-së derisa opozita ka kërkuar sqarime nga ekzekutivi rreth kontesteve pronësore.

Ky projekt gjatë periudhës së fundit kohore ka nxitur reagime edhe të OJQ-ve dhe të vetë qytetarëve, derisa në hyrje të qytetit rruga nuk është ndërtuar me katër shirita siç është projektuar nga ekspertët. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).