Arbëri

OSHP-ja konstaton shkelje ligjore në një tender të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës nuk i ka përfillur rregullat ligjore në një aktivitet të prokurimit të saj. Këtë e ka konstatuar Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) në një vendim të tij. Janë së paku 3 nene të Ligjit për Prokurim Publik (LPP) që janë shkelur nga KEK-u në tenderin për furnizim me dyoksid klori CLO2 EOXIDE-LQQQ-A dhe dyoksid CLO2 EOXIDE-LQ-B, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye, OSHP-ja ka marrë vendim që këtë aktivitet të prokurimit ta kthejë në rivlerësim.

Në arsyetimin e këtij vendimi, Paneli Shqyrtues ka sqaruar se për këtë aktivitet të prokurimit kanë dorëzuar tenderët e tyre tre operatorë ekonomikë, ku në këtë rast OE ankues është eliminuar nga ky aktivitet i prokurimit pasi që, sipas Autoritetit Kontraktues (AK) ka dorëzuar tender të papërgjegjshëm administrativisht. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)