Prizreni fton bletarët t`i regjistrojnë kullosat e bletëve

Prizreni fton bletarët t`i regjistrojnë kullosat e bletëve

21 February 2019 12:31

Komuna e Prizrenit ka kërkuar nga bletarët që të paraqiten në Drejtorinë për Bujqësi deri në fund të muajit prill me qëllim që të hyjnë në regjistrin përkatës. Ekzekutivi i Prizrenit gjithashtu ka paralajmëruar se do të shqyrtojë çdo kërkesë për vendosjen e bletëve dhe se në përputhje me legjislacionin, ekspertët dhe Shoqatën e Bletarëve do të vendoset për miratimin apo refuzimin e kërkesave të tilla.

Në njoftimin për bletarët, të nënshkruar nga drejtori për bujqësi, Egzon Elshani, shkruan se të gjithë personat fizikë dhe juridikë që merren me bletari janë të obliguar që të lajmërohen në këtë dikaster komunal deri më 30 prill për të bërë të ditur numrin dhe vendin e vendosjes së shoqërive të bletëve, për të hyrë në regjistrin e bletarëve.

Aty sqarohet se ky njoftim bëhet në prag të sezonit për kullosën e bletëve dhe se ekziston mundësia si në vitet paraprake që bletarët nga rajonet e tjera t’i migrojnë bletët e tyre në rajonin e Prizrenit për t’i shfrytëzuar kullosat e kësaj ane.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme