INPO: Raporti financiar i Komunës së Ferizajt pa kritere ligjore

INPO: Raporti financiar i Komunës së Ferizajt pa kritere ligjore

Agim Ademi Agim Ademi 20 shkurt 2019 12:31

Iniciativa për progres “Inpo”, që monitoron institucionet publike në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate për media të martën, ka njoftuar se raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2018, i cili tashmë është publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt, me përmbajtjen aktuale nuk i përmbush kriteret ligjore, dhe nuk e ka përmbajtjen e një raporti financiar të një organizate buxhetore.

Sipas INPO-s, ky raport përmban vetëm shuma totale të planifikimit dhe shpenzimit për kategori të ndryshme ekonomike dhe në asnjë faqe të tij nuk i përfshin krahasimet me dy vjetët paraprakë lidhur me shpenzimin e parasë publike gjatë periudhës raportuese.

“Sipas Ligjit për financat publike dhe përgjegjësitë, raportet vjetore, përveç tjerash, duhet të pasqyrojnë: një përmbledhje të statusit të të gjitha projekteve kapitale të shpenzimit; mbishkrim të ndonjë deficiti ose suficiti buxhetor dhe mënyra se si janë financuar; detaje të pagesave të borxheve ndaj palëve të tjera, numri faktik i punonjësve të përhershëm dhe të përkohshëm të komunës krahasuar me numrat e autorizuar në buxhet; detaje për të gjitha rregullimet që janë bërë në ndarje buxhetore; një raport mbi veprimet e ndërmarra dhe veprimet e propozuara në lidhje me adresimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilat nuk janë prezantuar në dokumentin e publikuar”, thuhet në komunikatën e INPO-s.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme