Një gjilanas pretendon se 50 ari tokë në oborrin e një shkolle janë të tij, Komuna e konteston

Një gjilanas pretendon se 50 ari tokë në oborrin e një shkolle janë të tij, Komuna e konteston

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 19 February 2019 22:30

Ka tre vjet që kjo pronë prej më shumë se 50 arësh në oborrin e shkollës fillore “Abaz Ajeti”, është në kontest gjyqësor në mes të Komunës së Gjilanit dhe Sami Avdiut nga ky qytet.

Avokati i tij, ka thënë se kjo pjesë i takon klientit të tij dhe se në seancën e fundit, gjykata ka konstatuar se rreth 30 ari janë në pronësi të Sami Avdiut, raporton KTV.

Mirëpo, zyrtarë komunalë të Gjilanit thonë se prona është bartur në vitet ‘80 në emër të Komunës.

Ndërsa, zyrtari për informim në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra, thotë se për këtë lëndë, gjykata ka vendosur masë të përkohshme derisa tani është ende në shqyrtim nga kjo Gjykatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme